Papa Fancisku dje në orën pasdite u largua nga aeroporti i Shkupit, duke përfunduar vizitën njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qëndrimit në Shkup ai u takua me kryesinë shtetërore, me krerët fetarë dhe mbajti liturgji në sheshin e qytetit.

Papa dje mes tjerëve pati takim edhe me presidentin Gjorge Ivanov. Nga Kabieneti i presidentit Ivanov duke cituar Agjencinë katolike të lajmeve theksojnë se Papa Françesku ishte impresionuar nga takimi me presidentin Gjorge Ivanov.

Komunikata e plotë e Kabinetit të presidentit Gjorge Ivanov:

Në Maqedoni ka respekt fetar…janë fjalët e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov ku Papa Françesku ka qenë i impresionuar në takimin e mbrëmshëm të tyre në Shkup, bën të ditur Agjencia katolike e lajmeve duke e transmetuar pres konferencën e Shenjtërisë së tij, të mbajtur pas kthimit nga Shkupi drejt Romës.

“Në Maqedoni, përshtypje të fuqishme më ka lënë një fjalë që ma tha presidenti: “Këtu ne nuk kemi tolerancë religjioze, por respekt”. Ata kanë respekt. Në botën e sotme respekti mungon shumë. Respekt për të drejtat e njeriut, na mungon respekt për shumë punë, respekt për fëmijët, respekt për të vjetrit. Lë përshtypje që mistika e një vendi është mu respekti”, ka thënë Papa Françesku gjatë kthimit në Romë, i pyetur se cila është përshtypja më e madhe që me vete do të bart nga vizita në Maqedoni.

“Maqedonia ka identitet dhe tani duhet t’i konsolidojë si popull me probleme të vogla, të mëdha siç është emri, dhe këtë ne të gjithë e dimë. Dy vendet (Maqedonia dhe Bullgaria) kanë krishterë, katolik dhe bashkësi myslimane. Përqindja e bashkësive ortodokse në dy vendet është e madhe, ndërsa më pak e bashkësisë myslimane dhe më i vogël i bashkësisë katolike. Në Maqedoni shumë më shumë për dallim nga Bullgaria. Diçka që pashë në dy vendet janë marrëdhëniet e mira mes dy feve”, ka thënë Papa Françesku.