“Ai më pat bë një be të madhe, më tha se kur do të kthehem në shtëpi, do të masakroj edhe ty edhe fëmijët” kështu e fillon H. rrëfimin për aktin e saj të rëndë që ka kryer, duke vazhduar të na rrëfej se, burri i saj e malltretonte çdo ditë. Njëzet vite kam duruar dhunë të përditshme, edhe ndaj meje edhe ndaj fëmijëve, pjesa që nuk mundesha ta përballoj ishte dhuna ndaj fëmijëve, thotë për Pa Censurë, H. në një rrëfim të sajin se si erdhi deri tek therrja e burrit me sëpatë.
“Në momentin që kam kryer aktin, nuk kam qenë më vetvetja, kisha kaluar nëpër shumë situata të vështira. Kishim njoftuar edhe policinë por nuk kanë ndërmarrë asgjë, andaj u detyrova t’i gjej zgjidhje vetë jetës sime” deklaron H.
Nga viti 2008 deri në vitin 2016 në Maqedoni, jozyrtarisht, janë regjistruar 15 vrasje të grave të njohura si femicidë , gjegjësisht vrasje të qëllimshme të grave vetëm pse janë gra.
Sot nga informacioneve të Pa Censurë, numri i grave femicide, forma me e rendë e dhunës ndaj grave dhe vajzave është shumë herë më i madh… Mirëpo kur rasti lajmerohet deri tek mjeku, kryesi i aktit në bashkëpunim me mjekët arrijnë që te maskojnë formën e vdekjes së tyre. E gjitha ngelet një mister, vetëm i thenë, dhe për nje kohë të shkurtër humbet.
“Edhe pse e lajmërova tek policia, policia nuk morri masat e duhura, unë vazhdoja të jem e dhunuar, çfarë të bej edhe durimit tim i erdhi fundi” thotë H. gruaja që masakroi burrin e saj me sëpatë!
Besimi tek institiucionet është i humbur. Edhe në qoftë se denoncojnë dhunën procedurat që duhet t’i ndjekin janë të gjata dhe që nga kerkesa e të dhunuarës për tu marre ne shqyrtim rasti i saj, deri tek miratimi nga ministria e drejtësisë, kalon nëpër shumë procedura dhe merr një kohë të gjatë. Ku rreziku që në atë periudhë e dhunuar të jetë përsëri pre e dhunës madje edhe e ndonje akti më të rëndë është shumë e mundshme./ PaCensurë