Në Greqi është paralajmëruar organizimi i një proteste tjetër për të kundërshtuar zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, nëse në marrëveshje përfshihet termi “Maqedonia”.

Protesta duhet të mbahet para Kuvendit të Greqisë, e ndjekur nga një grevë e përgjithshme 48 orëshe.

Kështu thonë organizatorët e demonstratës “në mbrojtje të emrit Maqedonia”. Oton Jakovidis, njëri nga organizatorët, ka deklaruar se kërkojnë që shteti ta paraqesë marrëveshjen në referendum popullor.

Një protestë tjetër është paralajmëruar për më 18 mars, para selisë së OKB-së në New York./Telegrafi/