Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme deri në mesatare, derisa në pjesët perëndimore do të ketë erë të fortë nga drejtimi perëndimor. Gjatë ditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme të përcjella me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 25 deri 33 gradë Celsius.

Moti në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Gjatë ditës, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura ditore do të arrijë në 28 gradë Celsius.

Nesër në mëngjes do të jetë pjesërisht me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Kushtet për shi të rrëmbyeshëm lokal do të jenë gjithashtu edhe të hënën. Nga e marta, do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta ditore, sipas DPHM-së.