Policia franceze i është përgjigjur në kohë një situate sigurie jashtë Katedrales “Notre-Dame” në Paris, duke qëlluar dhe plagosur një person me çekiç në duar, pasi ky i fundit tentoi të godiste një oficer.

Policia ndaloi menjëherë trafikun përreth zonës dhe u bëri thirrje kalimtarëve që të qëndronin sa më larg të ishte e mundur.

Dëshmitarë të rastit tregojnë se disa turistë u larguan të tmerruar, nga frika e një sulmi të mundshëm terrorist, për të gjetur vende të sigurta strehimi.

Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej sulmeve në Paris në vitin 2015, kur mbetën të vdekur 130 persona.