Presidenti Ivanov laureat i çmimit ndërkombëtar “Isa beg Isakoviq” për vitin 2016

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov është fitues i çmimit vjetor ndërkombëtar “Isa beg Isakoviq”, që Bosnja e Hercegovina çdo vit ua ndajnë burrështetasve evropianë.

“Këtë çmim e pranoj si mirënjohje për Republikën e Maqedonisë dhe për qytetarët e Maqedonisë. Kjo mirënjohje është veçanërisht e rëndësishme sepse i është përkushtuar një vizionari të madh, i cili pas vete  ka lënë materiale të përhershme dhe ura shpirtërore të paqes, bashkëjetesës dhe bashkëpunimit”, theksoi presidenti Ivanov pas marrjes së çmimit, që mbrëmë i ishte dorëzuar në Teatrin kombëtar në Sarajevë.

Duke folur para mysafirëve të pranishëm, mes të cilëve edhe një numri të madh të ambasadorëve, Ivanov, lajmëroi raportuesi i MIA-s, tha se vazhdues bashkëkohor të veprës së Isa beg Isakoviqit janë individët dhe organizatat, të cilat janë përfshirë në ndërtimin e Ballkanit, si pjesë e hapësirës së hapur evropiane.

“Kjo detyrë kryesore së pari u takon liderëve të shteteve ballkanike, të cilët veçmë janë pjesë e Bashkimit Evropian. Ata, dhe të gjithë ne së bashku, kemi përgjegjësi ndaj rajonit tonë, të cilit ia kemi borxh identitetin tonë, kulturën dhe veçantitë tona”, tha Ivanov.

Sipas tij, kjo përgjegjësi e ndarë përbëhet në ruajtjen e lidhjes që e kanë vendosur vizionerët nga e kaluara.

“Të mbesim besnikë në shpirtin e tyre ndërtues. Të investojmë në rrugët kryesore bashkëkohore, karvan-saraje dhe çarshi, përkatësisht në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në këmbimin tregtar dhe në bashkëpunimin ekonomik. Përmes dialogut ta ndërtojmë besimin e ndërsjellë”, theksoi presidenti Ivanov.

Ai potencoi se si rajon kemi gjithçka që na nevojitet – resurse, traditë, njerëz kreativë. E vetmja gjë që na duhet, tha, është lidership përgjegjës.

“Rajonit tonë i nevojiten më shumë liderë përgjegjës të cilët do t’i tejkalojnë korrnizat e ngushta etnike,  religjioze dhe ideologjike dhe do ta ndërtojnë dhe reformojnë rajonin tonë me dialog, pajtim dhe besim”, theksoi presidenti Gjorge Ivanov në fjalim me rastin e marrjes së çmimit “Isa beg Isakoviq”.

Komiteti në elaborimin e vendimit të vet, lidhur me lauretain Ivanov thekson se bëhet fjalë për humanist, doktor të shkencave juridike, i cili me vite është një nga liderët me agilë lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin.

Ndarja e çmimit është ndjekur me koncert të Filarmonisë së Maqedonisë, ndërsa tërë ngjarja është transmetuar drejtpërdrejtë  nga Televizioni shtetëror boshnjak.

Presidenti Ivanov e fitoi çmimin për vitin 2016, me 15 vota të fituara, në konkurrencë të ish-kryeministrit turk Ahmet Davutogllu dhe përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, të cilat kanë nga pesë vota.

Çmimi i mban emrin e themeluesit të Sarajevës, ISa beg Isakoviq, i cili në vitin 1462 e ka themeluar qytetin në parimet e barazisë, multikulturizmit dhe multireligjionizmit.

Fitues të këtij çmimi janë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, në vitin  2012, presidenti austrial Hajnc Fisher në vitin 2013, presidenti slloven Borut Pahor në vitin 2014 dhe presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq në vitin 2015