Intensifikohen bisedimet mes përfaqësuesve politik të nxitura pas takimit me zyrtaren e lartë amerikane Viktoria Nuland. Nënsekretarja amerikane e shtetit për Evropën dhe euroazinë u largua nga vendi e inkurajuar nga liderët për gjetjen e një zgjedhjeje shumë shpejtë. Ajo komentoi edhe aktivitetin e shoqërisë civile, Prokurorisë Speciale Publike duke i përgëzuar për punën që po bëjnë për pastrimin e sistemit të drejtësisë.

Në selinë e BE-së në Shkup tashmë më shumë se tre orë po diskutojnë përfaqësuesit e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës. Gazetari i Alsat-M që po i ndjek nga afër bisedimet njofton se nuk dihet se edhe sa do të zgjasin bisedimet, ndërkohë që po bisedohet për edhe për dy temat kyçe, pastrimi i listës zgjedhore dhe reformat në media