Nga BDI , edhe pse zyrtarisht  nuk deklarojnë  për kandidatura eventuale, megjithatë një numër i konsiderueshëm  kryetarëve aktual  të komunave kanë vetëshpallur  rikandidimin e tyre para kohe, si duket me të vetmin qëllim për  ti bërë presion Ali Ahmetit , që ky i fundit tu jap besimin edhe për një mandat të ri. Në mesin e të vetëshpallurve kandidat nga rradhët e BDI-së , janë kryetarët aktual të komunave të Tetovës – Teuta Arifi, Gostivarit- Nevzat Bejta, Kërçovës – Fatmir- Dehari, Zhelinës – Fatmir Izairi e të tjerë. Bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit, thujase në të gjitha komunat në përjashtim të asaj të Kërçovës  BDI është në disavantazh dhe nëse vazhdon trendi i rrënies sipas  të gjitha gjasave BDI do ti humb të gjitha komunat e   mëdhaja.

Edhe nga Aleanca për Shqiptarët, si duket janë të rezervuar në shpalosjen e emrave të tyre për  kandidat të mundshëm për garën elektorale të 15 tetorit, por megjithatë tashmë në publik qarkullojnë edhe emra konkret. Disa nga emrat e përfolur për qytetin e Tetovës janë  Adnan Neziri,  njohës i mirë i punëve të komunës  ekspert në fushën e finacave dhe ish shef i financave të kësaj komune në mandatin  e kaluar. Poashtu, në disa kuloare përflitet edhe për  kandidaturën e një figure të njohur të Tetovës Hajrulla Misimit, mbi të cilin rrëndon edhe merita kryesore e hapjes së bulevarit Ilinden që i dha  frymë Tetovës, në kohën kur ishte  përgjegjës për urbanizëm në komunën e Tetovës. Edhe kjo një figurë e respektuar  që mund tua prish hesapet partive tjera.

Ndërkaq  situata  duket  pak me e ndërlikuar në qytetin e Gostivarit, sidomos pas shpalljes së kandidaturës  së Sulejman Rushitit, si kandidat i pavarur. Përndryshe  z Rushiti është shumë i afërt me  strukturat e kësaj partie sidomos në Gostivar, gjë që edhe e vështirëson pozicionin e kësaj partie për shaplljen e një kandidature tjetër në këtë qytet. Është shumë e mundshme  që garrës për të parin e Gostivarit ti hyj edhe   Ministri  i Shëndetësisë Arben Taravari – sekretar gjeneral i LR-PDSH-së cili gëzon autoritet të lartë në këtë qytet. Kandidatura eventuale e Taravarit  do të ishte edhe fitore e sigurtë e kësaj partie bazuar në rezultatin e fundit nga zgjedhjet e 11 dhjetorit. Poashtu një lehtësim tjetër për anëtarësin e LR- PDSH-së në Gostivar do të ishte edhe tërheqja eventuale e z Rushiti i cili tashme ka  paralajmëruar se ai mund të tërhiqej  nga kandidimi vetëm në rast se kandidon Arben Taravari ose Rufi Osmani për të cilin kishte deklaruar se është figurë emblematike që tejkalon kufijt lokal.

Në komunat tjera  si kandidat të LR –PDSH-së përmenden edhe  vetë lideri i kësaj partie për  Komunën e Strugës, Ibrahim Kolari ose Arben Agolli  në Dibër, Isen Shabani në Vrapcisht e të tjerë.

Ndërkaq emrat më të përfolur për kandidat në Komunën e Vrapcishtit dhe Negotinës janë Bejtulla Kamberit dhe Isen Shabanit – anëtarë të Kryesisë Qëndrore.

Gjthashtu edhe nga  Lëvizja Besa nuk bëjnë publik emrat e tyre, por tashmë në opinion qarkulllojnë si emra të sigurtë, emri i Shaban Zendelit për Komunën e Likovës, Bekim Sali për komunën e Çairit, fadil Zendeli ose Asaf Ademi për komunën e Gostivarit, Blerim Sejdiu për komunën e Zhelinës e të tjerë.

Në PDSH mbretëron heshtje tolatale nuk bëhen të ditur emra konkret megjithë tentimin për të bashkërenduar aktivitet me Lëvizjen Besa si duket u prishën raportet  para se ti ndërtonin. Nga ajo që flitet në opinion si kandidaturë e sigurtë e kësaj partie përmendet ajo e kryetarit aktual të Studeniçanit  Azem Sadikut.

Zjedhjet lokale  ishte paraparë të mabhen në mesin e dytë të majit, por për shkak të krizës në të cilën kaloj vendi ata u shtyn për 15 tetor. Me datën 9 shtator është afati i fundit për partitë politike  kur duhet ti dorëzoujn lista, ndërs kandidatët e pavarur  duhet që të grumbullojn nënshkrimet e nevojshme . me datën 25 shtator fillon edhe zyrtarisht fushata zgjedhore.

© fol.mk