Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska pas takimit me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve, Jess Bailey dhe Aivo Orav në rezidencën e BE-së në Shkup, tha se sa më shpejt që të jetë e mundur duhet të ketë zgjidhje të krizës politike.

Sipas saj, shteti është në një situatë ku secila prej pyetjeve nga Marrëveshja e Përzhimos qëndron pezull dhe se nuk duhet të lejojnë kriza të thellohet edhe mëtej.

“Kjo ditë ishte një shans që partitë të paraqesin qëndrimet e tyre komunitetit ndërkombëtar për atë se çka vendimi parashikojmë për t’i dhënë fund kësaj krize politike. Sa për opozitën, ne kemi nevojë që sa më shpejt të jetë e mundur për të përmbushur të gjitha kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, dhe duhet të dihet se se nuk do të jenë përsëritje e zgjedhjeve të mëparshme kriminale”, tha Shekerinska.

Ndërsa përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov nuk ka dashur të komentojë, duke iu shmangur pyetjeve të gazetarëve.