Ka javë që po përflitet mungesa e këngëtares Fifi në emisionin ‘Xing me Ermalin’.
 

Madje, mediet në Shqipëri kanë shkruar se “Burime për Thumb tregojnë se ka qenë mungesa e disiplinës nga ana e këngëtares ose më saktë vonesat në punë arsyet që kanë çuar edhe largimin e saj nga programi i së shtunës mbrëma.”

Lajmi.net ka kontaktuar me Fifin për ta pyetur se si qëndron e vërteta, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtë dhe të qartë.

“Në këndin e emulacionit te Ermal Mamaqit , mora fletërrufe për sjellje të pahijshme dhe harrova të bëj autokritike” janë fjalët e saj!