Largimi i dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo nga On Records dje ka bërë bujë të madhe mediatike.

Madje ishte menaxheri i label-it Met Elshani ai që tha për Indeksonline se të dy reperët do të ballafaqohen me me gjyqin, pasi sipas tij ata nuk respektuan kontratën.Por është një tjetër këngëtar, anëtar i labelit On Records ai që ka thumbuar të dy reperët.Bëhet fjalë për Endrin i cili ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Instagram, ku shihet me menaxherin Elshani teksa ka shkruar: Met Elshani është arsyeja për atë që ju jeni sot.