Pas numërimit të votave të fundit të diasporës nuk ka lënë pa reaguar edhe Nisma Socialdemokrate. Përmes një njoftimi për medie Nisma është shprehur e bindur se përfundimisht e ka kaluar pragun zgjedhor, shkruan Zëri.info.

“Përfundimisht edhe pas numërimit të 2039 votave të fundit të diasporës të ardhura me vonesë (17 tetor 2019) Nisma Socialdemokrate dhe koalicioni ynë ka marrë mbi 42 mijë vota ose 5.02% të votave, të cilat e bëjnë koalicionin tonë pjesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti.

Me këtë rast Nisma ka falënderuar anëtarët e simpatizantët e saj.