Pushteti ilegal ka shëndruar vendin në shtet ilegal !

 
 

 

 Shkruan:Qenan Aliu
 
 
E VËRTETA MBI PUSHTETIN ILEGAL NË MAQEDONI !

Të nderuar miq, Kaosi tani për tani i prezentuar në Listën e përgjithshme zgjedhore nxjerr në pah disa të vërteta mbase edhe janë të dhimbshme. Pushteti në mënyrë kriminale ka falsifikuar proceset zgjdhore në këtë vend. Sipas çdo teorie politike dhe juridike ,por edhe sipas normave ndërkombëtare, ky pushtet një dekadësh duhet ndërkombëtarisht të shpallet si PUSHTET ILEGAL ! Pra gjithçka e efektuuar me ligje, akte nënligjore, vendime , aktvendime të sjellura nga ky parlament, kjo qeveri dhe ky president, janë “ILEGALE” dhe si të tilla logjikisht edhe nuk mund të kenë efekt juridik, mbase duhet edhe të abrogohen, ndërsa për pasojat retroaktive të efektuara nga aktet e këtij pushteti ilegal, në përgjegjësi duhet detyrimisht të merren protagonistët e falsifikimit, dhunimit dhe industrializimit të proceseve zgjedhore. Ky operacion është kryer , paraprakisht me plan të hartuar dhe në mënyrë perfekte i realizuar në praktikë, kuptohet me shpërdorimin e mekanizmave të pushtetit dhe me PARTIZIMIN militant të institucioneve të vendit.Pra pushteti ilegal ka bërë që edhe vendi të shëndrohet në shtet ilegal !