Ndryshime ligjore janë të nevojshme që të shkurtohen afatet e procedurës ligjore për fshirjen e të dhënave fiktive në listën e zgjedhësve. Kështu propozojnë nga Asociacioni qytetar MOST, sipas të cilëve pasi të vërtetohet që qytetari nuk jeton në adresën e dhënë, e njëjta të asgjësohet dhe automatikisht pas saj të asgjësohet edhe letërnjoftimi i të njëjtit meqë do të përmbante të dhëna të rreme. Gjithashtu ata kërkuan shkurtimin e afateve për marrjen e vendimeve të këtilla dhe për ankesat ndaj këtyre vendimeve. Kurse kërkesa tjetër konsiston në shkurtimin e afateve për ngritjen e padisë dhe hapjen e gjykimit nga Gjykata Administrative.

“Në bazë të ligjeve aktuale, janë të nevojshme rreth 20 ditë për përfundim të procedurës për asgjësimin e letërnjoftimit dhe vendbanimit, kurse nëse qytetari paraqet ankesë dhe paraqet përplasje administrative, procedura mund të zgjasë edhe më shumë se një vit. Me këto afate të shkurtuara, e gjithë procedura për fshirjen e votuesve sporadik nga Lista e Zgjedhësve do të shkurtohej në 70 ditë”, deklaroi Darko Aleksov, Drejtor i “MOST”.

Në këto afate nuk është llogaritur koha që paraprakisht do t’i duhet MPB-së që të bëjë kontrolle administrative dhe në terren të këtyre votuesve që ky institucion të konstatoi nëse mund të ngrejë procedurë për asgjësimin e vendbanimit dhe letërnjoftimit. Aleksov komentoi edhe vendimet e djeshme të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personave dhe vlerësoi se është i drejtë vendimi që ky institucion të heq listën me të dhënat e votuesve që do të kontrollohen në terren, por mbështeti vendimin e KSHZ-së për të ngritur padi ndaj vendimit për heqjen e aplikacionit që ju mundëson të gjithë qytetarëve qasje të plotë deri te lista zgjedhore elektronike sepse sipas tij, ky vendim është plotësisht në pajtim me ligjin.https: