Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur që Lëvizjes Vetëvendosje, pas konventës së sotme ku adresuan akuza të shumta, t’i përgjigjet me një videospot të publikuar në kanalin e saj në youtube. E ka portretizuar edhe LDK’në si parti që s’merr vendime. Ky është fillimi i një fushate të re në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ky videospot, sipas PDK’së, përçon një mesazh shumë të thjeshtë kundër LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Sipas PDK’së, LDK lë të nënkuptohet se është parti e plakur dhe pa vullnet, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje si subjekt me ide të rrezikshme, që shkatërron gjithçka që është arritur në Kosovë, përfshirë vetë vendin.

Gjithnjë sipas PDK’së, aty LDK-ja e Isa Mustafës paraqitet si subjekt politik që nuk lëviz asgjë përpara, sepse i ka bateritë e prishura.

Lëvizja Vetëvendosje paraqitet si zjarrvënëse, bateritë e së cilës e djegin tërësisht lodrën e veturës.

Kurse, me bateritë e PDK-së, vetura jo vetëm që lëviz, por lëviz me shpejtësi të madhe.

Videospoti ilustrohet me një fëmijë që mundohet të luajë me një veturë lodër, e cila i ngec dhe fëmija shkon në duqanin e afërt dhe i merr ca bateri tjera që kanë logon e PDK,së, mirpo fatkeqësia e spotit është se nuk duket pjesa kur fëmija i paguan bateritë dhe shumë komentues kanë komentuar se fëmija i “Vjedh” bateritë duke aluduar në  hajninë që ka bërë PDK gjatë gjithë këtyre viteve sa ka qenë në pushtet.