Parlamenti Evropian i hoqi sot imunitetin parlamentar eurodeputetit Steeve Briois, sekretar i përgjithshëm i partisë së ekstremit të djathtë francez të Frontit Kombëtar (FN), objekt i një ankese për fyerje publike.

Eurodeputetët ranë dakord në shumicë për heqjen e imunitetit parlamentar të eurodeputetit  francez për këtë çështje.

”Steeve Briois është bërë objekt i një ankesë për ofendime në publik kundrejt një individi”, bëri të ditur Parlamenti Evropian.

Ai u kritikua pasi nuk fshiu nga faqja e tij në Facebook disa komente të personave të tjerë të cilësuara si “ofenduese”, ndërsa këshilltari i komunës kundërshtonte ndërtimin në dhjetor 2015 të një çerdheje në hyrje të bashkisë./kp/Telegrafi/