Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence vizitoi xhaminë më të madhe të Azisë Juglindore, atë të Istiqlalit në Xhakarta të enjten, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të forcojë partneritetin strategjik me vendin me popullatën më të madhe myslimane në botë.

Pence, bashkë me të shoqen Karen dhe dy vajzat e tyre, u shoqëruan në këtë vizitë nga imami i xhamisë.

Pence po viziton Xhakartën, një ditë pasi kryeqyteti indonezian zgjodhi një guvernator të ri mysliman, që tërhoqi islamikët konservatorë në përpjekje për të mundur rivalin e krishterë, që është madje në proces gjykimi nën akuzën për blasfemi kundër Kuranit.

Të enjten, Pence tha se administrata e tij kërkon tregti të ndershme me Indonezinë, ndërkohë që Uashingtoni po rishikon marrëdhëniet me një numër vendesh me të cilat ka deficite tregtare,