Komisioneri Johannes Hahn si një ndërmjetës është caktuar që t’i balancoj të dyja anët në vend, por ai në mënyrë të hapur vendoset në anën e VMRO-DPMNE-së dhe në këtë mënyrë e ndërlikon procesin e negociatave, tha profesori Stevo Pendarovsk për “Sloboden Pecat”.

Deklarata e Hahn-it i cili tha nuk ka rëndësi nëse të gjithë do të marrin pjesë në zgjedhje, edhe më tej e inkurajon VMRO-DPMNE të jetë në vijën më të ashpër dhe të mos heqin dorë – tha Pendarovski.

Ai nuk pret të ketë ndonjë lëvizje të negociatave deri ka mesi i shkurtit, kur do të vijë Hahn-i, që të mundet të thotë: Është në rregull, keni bërë disa hapa!

A mund të merren një ose dy hapa në lidhje me pastrimin e listës zgjedhore, në kuptimin për të miratuar disa dispozita dhe të ngjashme, por diçka më kuptimplotë që do të lëvizë procesin nuk ka gjasa. Edhe në qoftë se ka vullnet të mirë edhe prej sot të fillohet duke spastruar listën zgjedhore, nuk ka kohë që kjo do të përfundojë deri në  24 prill. Ky është një proces që kërkon disa muaj, duke pasur parasysh se listat duhet të mbyllen 40 ditë para zgjedhjeve – tha Pendarovski, transmeton fol.mk.

Sa për pjesën e mediave, ai nuk beson se do të ketë ndonjë lëvizje në drejtim të pozicioneve të të dyja palëve.

Partia në pushtet është këmbëngulëse në këtë fushë dhe unë mendoj se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë në asnjë çfarë momenti. Propozimi i dorëzuar për media nga VMRO-DPMNE është katastrofike, madje Vanhaute reagoi dhe ai tha se nuk është në përputhje me BE-në – thekson Profesor Pendarovski.