Për herë të parë ndodh, së pari me datën 24 prillit tani 5 qershori, nuk ka konsensus për datën dhe kushtet për zgjedhje në mes partive politike relevante, thotë Stevo Pendarovski, transmeton TetovaSot.

Kur nuk kishte asnjë krizë dhe se kur nuk kemi pasur ndërmjetës, partitë në pushtet dhe në opozitë, kanë bërë marrëveshje mbi zgjedhjet. Tani me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe në mes të një krize të madhe politike nuk mund të pajtohemi. Partitë në pushtet dje kanë rënë dakord në mënyrë të njëanshme të shkojnë në votime më 5 qershor, dhe siç tha Gruevski, nuk ka asgjë më shumë për të negociuar, nuk do të ketë kërkesa të reja. Opozita dje nuk votoi as për ndryshim vendimin për të shpërndarë parlamentin dhe as datën e re të zgjedhjeve – shpjegon Pendarovski, transmeton TetovaSot.

Ai jep si shembull, në vitin 2006, kur atëherë opozita e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, Kryeministri Vlado Buçkovski ranë dakord për zgjedhjet, ku nga 12 kërkesave të opozitës, 11 u pranuan.

Çdo caktim i njëanshëm i zgjedhjeve nuk është e mirë për Maqedoninë. Sa herë që ka qenë në rendin e ditës Kodi Zgjedhor është miratuar me mbështetjen e opozitës, tani për herë të parë e kanë bërë këtë partitë në pushtet. Vetë vendosin për të shkuar në zgjedhje, ndërsa opozita donte të vijë, donte mos vijë. Kur nuk ka konsensus politik për gjërat më të rëndësishme nuk është në të mirë për Maqedoninë. VMRO-DPMNE konsideron se zgjedhjet janë një argëtim privat, por kush dëshiron le të vijë, kush jo, nuk është patjetër – tha Pendarovski.