Nga Sulejman Mehazi
Në vitin 1982, prefektura e Hamburgut të Gjermanisë s’donte t’ia paguante tatimet Federatës Gjermane, çfarë ndodhi?, Bundestagu i Gjermanisë i dha afat 24 orëshe Kryetarit të Hamburgut që t’ia paguante tatimet, nëse jo, do luftohej i tërë qyteti me të gjitha mjetet ushtarake, me një fjalë, Gjermania do t’i shpallte luftë qytetit të vet për ta mbrojtur shtetin e vet. Pra, ja dallimi ynë nga Gjermania: në Shqipëri s’duam të paguajmë tatimin rrugor, për ne më shumë vlerë ka 5 euroshi sesa Shqipëria; në Kosovë më shumë kanë vlerë pesë turq të arrestuar sesa interesi shtetëror i Kosovës. Politikë shqiptarësh, për 5 euro prishim Shqipërinë, për pesë turq humbim diplomacinë me një shtet të fuqishëm 80 milionëshe sikurse që është Turqia.