qenan aliuNga Qenan ALIU

 I nderuari Dr. Arben Taravari, Ju inkurajojë të mos mbeteni peng i një prononcimi publik, lidhur me rënditjen në listat zgjedhore. Prononcimi juaj duhet të kuptohet krejtësisht pa frymë lajthitjeje por thjesht një prononcim nga një sinqeritet i tepruar. Këtë e bënë papërvoja në politikë, por përvojën nuk do të mund ta fitoni nëse nuk sfidoheni me te. Andaj kanë thënë që moti, në politikë mos thuaj asnjëherë ,, ASNJËHERË,,, bile sa më i paqartë të jeni në politkë , teoritë do tju çesin si të zhdërvjelltë. Ndaj bindjen se nuk vuani për postet politike, por ju lutem përgjegjësi patjetër dikush duhet të merë. I nderuari Arben, nuk mund të synoni as lirinë e as demokracinë me anë të rrugës së politkës pa mos synuar pushtetin. Çdo teori politike ashiqare shpërfaqë se synimi i çdo subjekti politik është pushteti, sepse me anë të qeverisjes së ndershme, transparente ,arrihet ndryshimi dhe përparimi i një shoqërie. Ndajë mendimin se nuk do të mbeteni deputet i gjithditshëm, por se do të konsultoni ekspertë në parti dhe më gjërë nga lëmi të ndryshme, për dallim prej shumicës së deputetëve aktualë që as konsultoheshin e as dijnë mjaftueshëm të mjerët. I nderuari Taravari, mos u mërzitni, gjërat nuk do të ndryshojnë brenda natës, sinqeriteti juaj do të flasë vet, do të bëni aq sa do të mundeni, gjërat e aq më pak politikat publike të një shteti nuk mvaren vetëm prej një njeriu. Ajo që kam besim tek ju edhe pse nuk u njoh mjaftueshëm , ka të bëjë me faktin se kurin e kurës ndonjë profil i çiftit të Sasho Mihajllkovit nuk do të mundë tju shtynë nën kthetra, e aq më tepër tju konstruojë ndonjë propozim ligj si Talat Xhaferit e pastaj ta mbani të parkuar në syrtarë, duke bërë teatër ,duke lexuar romane në komision amë të kuvendit vetëm për defokusim të vëmendjes nga opinioni. I nderuar, kushdo që të jetë në listë i pari , i dyti apo treti etj etj, çdo herë për secilin do të mundë të thuhet nga diçka, por gjithë njerëzit e një partie nuk mund të zgjidhen deputet. Politika është veprimtari nga e cila mund të ndjehen të reahtshëm dhe me mirëqenje milijona njerëz por edhe të vriten me mijëra , prandaj ka bërë mirë që Kuvendi i partisë ka vendosur për autoritetin tuaj. Por unë gjithsesi, ju preferoj që profesionin mos e leni pas dore, i nderuari Arben po jua vë në dije se asnjë teori politike nuk shpërfaq tezën se ka politikan të mirë dikundi, por për këtë mos u merakos, fundja ani pse mund të jeshë politikan i dobët , por është Dr. Arben Taravari njeri i madhë. Taravari do të jetë FITIMTARË në zonën nr. 1, do të thoja unë, por përsëri Ju jeni ata që Vendosni qytetarë të dashur !

Rrespekte/ Qenan  Aliu