qenan aliuNga Qenan ALIU

Liderë opozitarë,
Dua të Ju sugjerojë që të takoheni në një vendë dhe realizoni një agjendë që do të ju shpijë ;- të takoni altarët e martirëve të kombit.
Ecni në Likovë, Kumanovë e gjithandej në Karadak, kthehuni në Shkup,në Poroj, Gajre e rrethinë, por mos e haroni edhe Gostivarin, ndaleni edhe te Nëna shqiptare në Zajaz, vazhdoni për në Strugë, altarët e martirëve i keni gjithandej.
Me këtë rrugëtim, do të përkujtoni së BASHKU sakrificën sublime të djemve, vajzave, fëmijëve,burave e grave të faqes më të RE të historisë të këtyre trojeve autoktone, që dhanë jetën, të thirur për bashkimin e trojeve, e madje ,në thirje të konvertuar për barazi.
Asnjë pjesë e ndonjë kombi tjetër, nuk e ka paguar më shtrenjtë synimin për arritje të barazisë sesa shqiptarët e Maqedonisë, ndonëse për shtet e pavarësi po , ndërsa për barazi askund më shumë.
Por ky status, kjo barazi e kjo liri është e PAPLOTË pa lirinë nga tirania e padrejtësisë,nga tirania e varfërisë,e arbitraritetit dhe arogancës sllave apo antike.
Jam i bindur se kurëdo që të mbahen këto zgjedhje, KËTO duhet të shërbejnë pikë së pari për BASHKIMIN-unifikimin e opozitës shqiptare,për ti dhënë synimit për barazinë meritore, dimensionet e plota dhe të vërteta , të lirsë,demokracisë,përparimit, zhvillimit dhe shanseve të barabarta për të gjithë para ligjit.
Ky Bashkim, nuk do ta cënojë subjektivitetin e partive që kryesoni Ju, por vetëm do ta unifikojë forcën politike me platformën e përbashkët , jo vetëm për ta fituar Bdi-në, por për të synuar Ridefinimin e sistemit juridiko-politik të këtij vendi dhe për të demontuar të keqen e akumuluar në këtë shoqëri.
Në të kundërtën do të mbeteni liderë akoma në PUBERTET POLITIK të pakapërcyeshëm.
Jeni vonuar, bashkohuni , ngutuni se koha nuk pret askënd, të gjithë duhet ta presim ate. Qytetarët nuk ju presin juve, por e presin kohën kurë ju të bashkoheni.

© fol.mk