Shkruan: Qenan Aliu

Për shqiptarët sërish vjenë Marsi, por një Mars tjetër fare. Të gjitha analizat gjeostrategjike të çojnë në konkludim se ky vitë do të jetë fillimi i sfidave të reja për shqiptarët në trojet e tyre . Këta sfida do të jenë shumplanëshe dhe shumëdimensionale. Sërbia në shumë forma ka të hartuar strategji se si të dëmtojë imazhin e shqiptarëve. Dhe në këtë vazhdë thuhet se ka investuar resurse maramendëse finansiare vitet e kaluara për të realizuar këtë projekt djallëzor. Prandaj të gjithë ata që për çfardo arsyesh të proklamuara shkaktojnë destabilizimin e institucioneve të shtetit të Kosovës dhe e deprimojnë shoqërinë në Kosovë , çojnë ujë në mullirin e objektivave të huaja, të cilat Sërbia synon ti realizojë në forma të ndryshme. Aspiratat e kombit shqiptarë janë plotësishtë të drejta dhe legjitime, ata janë në funksion të përmirësimit të padrejtësive historike të fuqive të mëdhaja. E drejta e natyrshme për një popull është edhe e realizueshme.Por kjo arrihet me funksionim të mirëfilltë të demokracisë, me sundimin e së drejtës ,me diplomaci , miqësi dhe partneritet me SHBA dhe vendet mike në Evropë. Kjo arrihet duke e dekriminalizuar politikën në të gjitha trojet shqiptare dhe duke e etabluar politikën si veprimtari në të mirë dhe në shërbim të kombit për barazinë, lirinë dhe mirqenien e tijë.