Performancë e jashtëzakonshme e rinisë në debatin e hapur të Aleancës për shqiptarët

Në debatin e hapur masiv të organizuar nga ana e Aleancës për shqiptarët në Gostivar, në qendër të vëmendjes ishte rinia që tregoi një performancë të jashtëzakonshme të pjekurisë së lartë jo vetëm të organizimit, por edhe të parashtrimit të çështjeve mjaft të sofistikuara drejt panelistëve në përbërrje, Vesel Memedi, kryetar i RDK-së, Ziadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së, Zenun Ismaili, sekretar gjeneral i RDK-së, si dhe Arben Taravari, poashtu sekretar gjeneral i LR-PDSH-së.

Në fjalën hyrëse të këtij debati, kryetari i RDK-së Vesel Memedi theksoi se vendi ndodhet para një kaosi dhe degjenerimi të vërtetë të skenës politike, dhe për këtë arsye me të drejtë rinia ka humbur besimin te politikanët dhe politika në përgjithësi, por rinia nuk duhet të dorëzohet sepse pikërisht këtë e duan aktorët politik me qëllim që të vazhdojnë sundimin edhe për një periudhë të gjatë kohore. Rinia nuk duhet asnjëherë ti lë të qetë këta aktorë politik dhe për këtë arsye Aleanca për shqiptarët është në shërbim të kësaj rinie për të lundruar sëbashku nëpërmes këtij vërshimi kaotik që ka kapluar vendin në përgjithësi, drejt një ardhmërie të ndritur për kombin.

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela theksoi se rinia është pjesa më vitale e kombit dhe ne duhet të kujdesemi fuqishëm për këtë rini që ta ruajm nga kontaminimi degjenerues i këtyre aktorëve politik që kanë uzurpuar skenën politike për një periudhë të gjatë kohore. Nëpërmes kësaj rinie, Aleanca për shqiptarët fuqizohet edhe më shumë në luatjen e rolit të stabilizimit apo destabilizimit të skenës politike, dhe këtë do ta dëshmoj në momentin kur do të marr legjitimitetin nga verdikti i popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas fjalëve hyrëse pasuan edhe një sërrë pyetjesh nga ana e rinisë drejtuar panelistëve ku dominuan çështjet që kishin të bëjnë me perspektivën e rinisë, zbardhjen e shumë aferave që ka kapluar skenën politike në vend, mbarrëvatja e zgjedhjeve fer dhe demokratike, si dhe oferta drejtuar shkollarëve të ndryshëm shqiptarë që të rikthehen në vendlindje për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit në përgjithësi.

10.01.2015  Aleanca për Shqiptarët

aleanca 1 aleanca5 aleanca2 aleanca3 aleanca4 aleanca6