deponia tetove

Sot para komunës së Tetovës është protestuar për deponinë e Tetovës, e cila helmon pothuaj çdo ditë qytetarët përmes erës së keqe që kundërmon. Banorët e lagjes Dardania në bashkëpunim me sektorin civil për mbrojtjen e ambientit jetësor është protestuar me moton “Largo deponinë nga qyteti!”, dhe kësaj nisme i janë bashkëngjitur një pjesë e qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi. Këshilli organizativ i thirrur kundër deponisë, në fjalimet e tyre theksuan kërkesat e tyre: “Kemi kërkuar që të largohen këto mbeturina tek dera e shtëpisë sonë. Kjo kryetare, kjo komunë dhe ky pushtet do të na mbyt. Jemi këtu që ta përkujtojmë kryetaren se Tetova nuk u bë qytet evropian siç ajo premtoi”, thonë nga Këshilli organizativ. Gjithashtu, banorët e lagjes Dardania iu bënë thirrje autoriteteve komunale se deponia duhet të zgjidhjet, pasi është në dëm të qytetarëve, dhe ndërkohë njoftuan se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen nga kjo nismë derisa të gjendet një zgjidhet adekuate për ta mbrojtur ambientin jetësor. Protesta ka përfunduar e qetë, dhe se protestuesit paralajmëruan nisma të reja në ditët në vazhdim, derisa të ketë zgjidhje konkrete me deponinë.

deponia tetove1 deponia tetove2 deponia tetove3 deponia tetove4