Partia e vetme që ofron shpresë për shqiptarët në Maqedoni është Lëvizja për Reforma e Zijadin Selës, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, njohës i çështjeve politike në Maqedoni, Qani Mehmedi.

“Mendoj se e vetmja parti që ofron shpresë është ajo e Zijadin Selës – e krijuar pas ndarjes nga PDSH-ja”.

Megjithatë, sipas Mehmedit faktori politik shqiptar është përcaktuar për rrugën euro-atlantike.

“E kundërta është me faktorin politik maqedonas”, pohoi Mehmedi.

|klankosova.tv|