Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, në 8-vjetorin e pavarësisë së Kosovës thirrën protestë, për rrëzimin e Qeverisë.

Protesta e sotme e thirrur nga partitë opozitare kaloi e qetë.

Turmat u mblodhën para ndërtesës së Biblotekës Kombëtare dhe u nisën drejt sheshit ‘Skëndërbe’ ku dhe më pas përfaqësuesit opozitarë mbajtën fjalime para turmës.

Të gjithë këta kërkuan dorëheqjen e qeverisë. Madje Ymeri tha se qeveria ka kohë 10 ditë që të dorëhiqet.

Ai që zgjoi më shumë debat në opinion ishte Dardan Molliqaj, pasi tha që kushdo që ka festuar sot tetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë është me ‘Zajednicën’.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte marrë të gjitha masat, pas protestës së 9 janarit, ku pati dëme të konsiderueshme, pasi protestuesit hodhën koktej molotovi, në drejtim të policëve dhe objekteve qeveritare por edhe objekteve private, sot ata nuk kishin fare punë, pasi nuk u shënua asnjë incident.

Pas fjalimit të liderit të VV-së, Visar Ymeri, protestuesit u shpërndanë të qetë.

Në orën 16:00 kryeministri Isa Mustafa dhe  zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi mbajtën konferëncë për media.

Mustafa përgëzoi qytetarët për protestë të qetë, ndërkaq Thaçi u tha liderëve opozitarë se nuk kanë mundur të nxjerrin në protestë as 10 për qind të votuesve të tyre.

E numri i pjesëmarrësve mbetet i kontestuar. Përderisa Policia e Kosovës, përmes një deklarate për media tha se beson se në protestë sot kanë dal rreth 15 mijë vetë, AAK-ja tha ishin 100 mijë./lajmi.net

 Fotografi dhe video nga protesta e sotme në Prishtinë:

17,217.117,317,4

Kryeministri i ofendoi qytetarët. Policia i kërcënoi protestuesit, por populli doli në mbështetje të opozitës kundër diktaturës Thaçi – Mustafa. Folën bashkarisht më shumë se 100.000 protestues. Qeveria e hajnave ra, fitoi sovraniteti, fitoi demokracia. Nëse nuk shpallen zgjedhjet, më 27 shkurt do të jemi edhe më shumë, edhe më fort.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Mittwoch, 17. Februar 2016