Disa persona u plagosën në një aksident me makinë që ndodhi sot pasdite në Urën e Prentovit në Ohër. Në aksident janë përplasur disa automjete, dhe se të plagosurit janë trasferuar në Spitalin klinik të Ohrit dhe se janë jashtë rrezikut për jetë, përcjell TetovaSot.

Sipas banorëve në këtë rajon, vendi është një pikë e zezë e trafikut. Komuniteti lokal i Kuraticës do të kërkojë së bashku me Ministrinë e Brendshme që sa më shpejt që mundet të gjendet një zgjidhje për këtë problem.