Përgjimet janë kryefjala e përplasjes politike në këto zgjedhje ku pavarësisht hetimeve në Prokurorinë Speciale, pushteti dhe opozita vazhdojnë të debatojnë se kush ka përgjuar në Maqedoni.

Në emisionin 200 në Alsat M, Nikolla Poposki nga VMRO-DPMNE aludoi në atë se përgjimet janë kryer nga LSDM-ja dhe kreu i saj Zoran Zaev dhe akuzoi atë për shfrytëzim jokorrekt të materialeve gjatë fushatës zgjedhore.