Në propozim-buxhetin për vitin 2017, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski nuk ka paraparë asgjë për mbrojtje shtesë të Shkupit nga vërshimet dhe katastrofat tjera natyrore.

Këtë sot e theksoi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së dhe koordinues i grupit këshillues të LSDM-së dhe koalicionit në Qytetin e Shkupit.

Sipas tij, propozim buxheti, pas të gjithave gjërave që i ndodhën Shkupit, jo vetëm që është katastrofal, por është edhe johuman.

Theksoi se Shkupit, si dhe Maqedonisë, i janë të nevojshme ndryshime urgjente.