Një person i dënuar për vrasje të një civili në Vinicë në vitin 2002 ëhstë caktuar truproje personale e ministrit për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe pret dhe siguron delegacione të huaja, që vijnë në Maqedoni, shkruajnë portale të forta me opozitën maqedonase.
Sipas tyre, bëhet fjalë për Nikolla Vesovskin, i cili siç shfet në fotografi, siguronte protokollin edhe gjatë vizitës së fundit të ministrit grek për punë të jashtme, Nikos Koxijas.
Vesovski bashkë me tre kolegë nga njësiti special Tigrat, janë dënuar në vitin 2002 për shkak të vrasjes së Alberto Stojçevit në një diskotekë në Vinicë. Ai ëhstë dënuar nën akuzën “shkaktim i lëndimit të rëndë trupor me pasojë vdekje”.
Në procesin gjyqësor kundër Veskovskit, stenogramet e gjykimit tregojnë se ka pasur madje 130 dëshmitarë, kurse sipas dëshmive të tyre ai bashkë me tre kolegë tjerë kanë zbritur nga mali Gollak ku kanë qenë në trajnim, dhe e kanë nxjerrë Stojçevin nga diskoteka, duke e rrahur deri në vdekje.