Në Maqedoni 42 prej komunave i deponojnë mbeturinat, ndërsa deponi rajonale shfrytëzojnë 12 komuna. Vetëm 19 komuna në vend kryejnë selektim të pjesshëm të mbeturinave, informoi në punëtorinë e sotme në Veles, këshilltari shtetëror në Zyrën e Avokatit të Popullit, Niko Bojaxhiev, duke u referuar në hulumtimin për deponimin dhe menaxhimin e mbeturinave në vitin 2016.

“Shqetëson e dhëna që një pjesë e komunave në vend pothuajse nuk kushtojnë kurrfarë vëmendje për mbrojtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Në pjesën më të madhe të fshatrave, lagjet rurale mbeturinat nuk mblidhen dhe hidhen gjithandej”, tha Bojaxhiev.

Ambasadori i Holandës në Maqedoni, Vouter Plomp, i cili ka mbështetur këtë projekt në fjalimin e tij para të pranishmëve prezantoi përvojat e Holandës për riciklimin e mbeturinave.

Udhëheqësja e sektorit të BE-së pranë MMJPH, Jadranka Ivanova, tha se përveç deponisë Drislla në Maqedoni nuk ekziston një depo tjetër e cila i kënaq standardet për selektim dhe deponimin e mbetirunave dhe e cila është në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturina.

Përndryshe në disskutimin që vijoi një pjesë e madhe e kryetarëve të komunave të pranishëm në debat kërkuan nga kompetentë edhe njëherë të analizohen lokacionet e ofruara për ndërtimin e deponive rajonale.