Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të ligjëratave të para të UT-së, do të mbahen aktivitete të shumta, shkruan Zhurnal ndërkohë që muzeu i universitetit në fshatin Poroj do të hap dyert për vizitorët.

AGJENDA E AKTIVITETEVE PËR SHËNIMIN E 22 VJETORIT TË  LIGJËRATAVE TË PARA TË UT-së

17 shkurt 2017, e premte
___________________________________________________________

Ora 11:00-11:30

Homazhe te busti i dëshmorit të arsimit shqip, Abdylselam Emini

Ora 11:30- 12:00

Homazhe te varri i themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së, Prof. Dr. Fadil Sulejmani

Ora 09:30-16:00

 Muzeu i Universitetit në fshatin Poroj, i hap dyert për vizitorët. Gjatë ditës, të gjithë  të interesuarit që do ta vizitojnë muzeun, do njihen me origjinalitetin e klasave ku filluan ligjëratat e para të UT-së, arkivin dhe misionin që mbart kjo vatër historike, e cila bëri historinë e arsimit shqip në vendin tonë.