Një ndër problemet më të zakonshme që prek të mjerëzit me kalimin e kohës është rënia e flokëve.

Ajo ndodh papritmas, pa ndonjë arsye të veçantë, por sjell efekte të këqija në vetëbesimin e një personi.
Çdo njeri që është viktimë e kësaj dukurie, e din që nuk ka shumë ilaçe të cilat e zgjidhin këtë problem dhe stimulojnë rritjen e flokëve, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, nëse jeni në mesin e këtyre njerëzve, atëherë nuk duhet të ndjeheni keq pasi ekziston një ilaç plotësisht natyral që e parandalon rënien e flokëve dhe e stimulon rritjen e flokëve të reja për një periudhë të shkurt kohore.

Përbërësit:
– Një të verdhë të vezës
– Gjysmë banane
– Gjysmë gote birrë (100 ml)
– Një deri dy lugë gjelle mjaltë

Të gjithë përbërësit i përzieni mirë derisa të kombinohen siç duhet.
Produktin e fituar e aplikoni në zonat e prekura nga rënia e flokëve dhe e lini ashtu disa orë.
Nëse ajo zonë ka nxehtësi, mos u brengosni pasi që është shenjë e mirë që ilaçi është efektiv dhe lëkura është duke iu përgjigjur mirë.

Procedurën e përsëritni të paktën një herë në javë, ndërsa do të mahniteni me rezultatet brenda një kohe shumë të shkurtë.