Besimi se aknet prekin më së shumti zonën e fytyrës është i gabuar, e kush vuan nga këto të fundit e di se ato të kurrizit janë më problematike ! Ndonëse në pjesën më të madhe të vitit ato nuk duken për shkak të veshjeve, aknet në kurriz janë të dhimbshme. Living do të ndajë me ju disa truke se si të pastroni lëkurën në zonën e shpinës .
1. Vaji i pemës së çajit
Për shkak të përbërësve antibakteriale të vajit të pemës së çajit, Reader’s Digest rekomandon përdorimin e saj si një mënyrë për të ndihmuar në trajtimin e akneve të kurrizit. Ju duhet ta holloni këtë vaj esencial në mënyrë që të mos pësoni një djegje kimike.
2. Vaji i kokosit
Sipas Healthline, përmbajtja e lartë e acidit laurik të vajit të kokosit mund të pengojë rritjen e baktereve që shkaktojnë puçrra. Është gjithashtu shumë hidratues, gjë që mund të ndihmojë në parandalimin e shenjave. Vaji i kokosit mund të bllokojë poret. Nëse lëkura juaj ka tendencë të jetë e yndyrshme, nuk uhet ta përdorni këtë vaj. Përzieni 2 lugë vaj kokosit dhe 10 pika vaj çaji pemë. Përziejini dhe ruajeni në një kavanoz. Ju mund ta aplikoni këtë masë një herë ose dy herë në ditë.
3. Mjaltë dhe kanellë
Sheqeri natyral i mjaltit parandalon shumimin e baktereve ndërsa kanella ka vetinë të zvogolojë poret.
A funksionon vërtet kjo maskë? Asnjë studim nuk është kryer , por e sigurtë që aplikimi i kësaj maske nuk do të përkeqësojë gjëndjen, ndaj ia vlen ta provoni.
4. Uthull molle
Holloni një lugë uthulle molle me dy lugë ujë dhe me ndihmën e një pambuku lyeni lëkurën e prekur nga aknet.
5. Eksfoljimi
Përzieni 1/2 filxhan sheqer me 1/2 filxhan vaj kokosit për të bërë një scrub të thjeshtë.Përdoreni një herë në javë për të pastruar lëkurën nga qelizat e vdekura.