Peshkopi Agatangel i është kundërpërgjigjur Sulejman Efendi Rexhepit, duke thënë se politikanët maqedonas po i trajtojnë shqiptarët si klasë e privilegjuar.

“Me të vërtet më vjen keq që një drejtues fetar si është zotëri efendi Sulejman Rexhepi, përmes shkrimeve të tij vetëm po i nxitë përdhunimet e shpirtit maqedonas.

Deri diku e kuptoj nëse do të ishte ndonjë njeri i thjeshtë, pastaj pa e nënvleftësuar është bartur nga romantizmi nacional i drejtuesve të tyre, por aspak nuk mund të pajtohem dhe ta kuptoj që për këto çështje në mënyrë të papërgjegjshme dhe të mbushur me kërcënime dhe triumfalizëm të flet një lider fetar.

Zotëri Sulejman Rexhepi tentoi që përmes shkrimit të tij të polemizoje me mua për disa çështje shumë me rëndësi shoqërore dhe politike. Por ja ku gabon efendi Rexhepi.

E para, çështja e regjistrimit të popullsisë, zbatimi i saj është matematikë e tij e dashur. Regjistrimi i popullsisë është çështje e cila gjatë këtyre pesëmbëdhjetë viteve të fundit po shfrytëzohet si një mjet për krijimin e konfliktit ndëretnik dhe keqkuptimeve.

Për regjistrimin mbisundon fama se dikush dikë po e gënjen dhe mashtron. Shqiptarët po i ikin dhe po e minojnë secilin tentim të shtetit për ta zbatuar këtë operacion normal statistikor.

Është e ditur se nga rezultatet e regjistrimit varen edhe të drejtat e shqiptarëve dhe tek popullata maqedonase dhe nacionalitetet tjera ekzistojnë mendimi se duke i ikur regjistrimit, shqiptarët kanë për qëllim që të fshehin diçka prej popujve tjerë në Maqedoni.

Një shtet nuk mundet që të funksionoje në mënyrë normale nëse nuk ekziston besim i ndërsjellët i popullatës, dhe pikërisht shqiptarët të ndihmuar gjerësisht prej faktorëve të huaj, secilin tentim për regjistrim të popullsisë po e minojnë dhe shkatërrojnë dhe me këtë po vendosin edhe një tullë në murin e pabesimit.

Politikanët maqedonas, vetëm prej arsyeve të tyre të paqarta janë duke lëshuar pe para këtyre palogjikshmërive, po i ngrisin shqiptarët si qytetar të kategorisë më të lartë duke i nënçmuar të tjerët. Mosbesimi edhe më andej po ushqehet dhe po rritet në lartësitë e paparashikueshme.

Zotërinjtë sikur efendi Rexhepi nuk janë duke gjetur asnjë fjalë për të shuar zjarrin e shkaktuar. Përkundrazi edhe më andej po i ushqejnë bashkëkombasit e tyre me paragjykime, mite nacionale dhe legjenda duke mos qenë të vetëdijshëm se mos besimi sjell urrejtje dhe padurim”, thuhet ndër të tjera në kundërpërgjigjen e Agatangel.