Rrjeti ndërkombëtar i filmave “Netflix” e ka njohur më në fund shtetësinë e Kosovës.

Inicuesi i këtij peticioni, Sovran Hoti, ka bërë të ditur se NETFLIX ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383, njofton Klan Kosova.

Hoti mes tjerash bëri të ditur se këtë e bënë të mundur 37 mijë nënshkrime për dy muaj teksa shpreson që e njëjta të bëhet edhe për vendndodhjen e përdoruesve nga Kosova.

“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë. Netflix ka shtuar Kosovën në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën e tyre. Presim t’pasoj e njëjta edhe për vendnodhjen e përdoruesve kosovarë. Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur në këtë arritje simbolike, por të dinjitetshme! ❤” ka shkruar Hoti