Petrit Mënaj, ish Oficer i Armatës së Republikës së Shqipërisë dhe pjesmarës në konfliktin e 2001 në FYROM, ka thumbuar hapur Ali Ahmetin në një koment të tijin në fejsbuk ndaj postimit të gazetarit të njohur Sefer Tahiri-it. 

Ai ka komentuar në lidhje me platformën e BDI-së duke e quajtur atë një ‘letër’ pa ide e cila nuk do të sjell ndryshimin e shumëpritur tek Shqiptarët e FYROM-it. Portali ynë ua sjell të plotë komentin e tij në fejsbuk:

” Nuk po duket as ndonje ide pa le platformë.NUK ma do mendja se nuk egzistojne as të rinjë e as të vjeter që ta shohin ndryshimin me një preceptim ndryshe nga politika dhe qéndrimet e dertanishme”.

image

Kujtojmë se Petrit Mënaj ishte autor i një libri me titull ” Shqiptarët në Maqedoni dhe Lufta” të botuar në vitin 2012. Ai krahas përshkrimit të ngjarjeve të atëhershme, në atë libër e ngren lartë figurën e Ali Ahmetit duke e cilësuar si baba të kombit. Një dekadë më pas, siç duket Petrit Mënaj është zhgënjyer nga përceptimi i tij ‘letrar’ për të vlerësuar figura publike, siç është ajo e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

                                ©Fol.mk