Të nderuar qytetarë, tani më në sipërfaqe është një skandal i ri i qeverisë, në drejtorinë për evidencën e librave amë të cilën e drejton Bujar Dardhishta. Kjo drejtori është furnizuar me paise softver dhe hardver digjitalizim tender milion euro.

Aka ndonjë institucion nën Zaevin që nuk është i dyshuar për korupsion, a ishte kjo arsye për heqjen e këshillit për furnizime publike me qëllim që të kalojnë më lehtë tendere milionëshe, thotë Petrushevski përcjellë TOP24.

“Sipas të dhënave që publikoi FOKUS, drejtoria për menaxhim me librat amzë në Mars të këtij viti ka lidhur kontratë për digjitalizimin e librave amzë në vlerë prej 480mi euro me firmën NovaTek Inn. Dyshime ngriten nga dy çështje, e para firma është formuar vetëm një muaj para se të paraqitet në tender dhe e dyta shuma e kontratë në saktësi përputhet me vlerën e përcaktuar në kontratë e cila nuk ka qenë e publikuar” tha më tej ai shkruan TOP24.

Nëse hymë më thellë, dyshimet bëhen edhe më të forta, firma është e re por paska puntorë me përvojë të madhe në punë. Drejtoria për menaxhimin me librat amzë ka përshkruar kushte minimale për pjesmarje ne ankand përdallim nga një numër i madh tenderesh të kësaj natyre, drejtoria nuk ka përcaktuar për një normë minimale të të hyrave në vitin e fundit, dy vitet e fundit apo tre vitet e fundit me qëllim të shihet gjendja e stabilitetit të firmës, nuk janë kërkuar as referenca se sa projekte janë punuar më herët dhe sa kontrata të realizuara.

“Theksojmë se NovaTek IN është themeluar me 11.Dhjetorë 2020, respektivisht 3muaj para se të fitoj tenderin, por për këtë themeluesi i saj Lirim Fetai paraprakisht ka punuar në firmën me renome ITD Distribucia. ITD Distribucia është kapitalisht e lidhur me Infosoft Sistems e cila nga Drejtoria për menaxhim me librat amzë po ashtu mori tender një ditë pasi që lidhlën kontratë drejtori dhe NovaTek In, në vlerë prej 434mi euro të paguar për atë firmë për furnizim me Hardver. Njejtë edhe këtu si me NovaTek in edhe këtu ka pasur vetëm një ofertues”, tha Petrushevski në press konferencën e sotme përcjellë Top24.

Ai për nesër paralajmëroi skandale të tjera që ndërlidhen me afera koruptive.TOP24