CEO i Pfizer, Albert Bourla tha se ata vunë re një farë niveli të imunitetit dymbëdhjetë ditë pas dozës së parë të vaksinës së tyre Covid-19, por sipas tij mbrojtja nuk është e plotë.

“Kjo është një vaksinë me dy doza, kështu që njerëzit duhet të marrin dy doza që të jenë të sigurt se janë 95% të mbrojtur “, tha Bourla.

“Në dozën e parë, mbrojtja është rreth 50%, diçka e tillë”, sqaroi ai.

Shefi i kompanisë farmaceutike shtoi se nga këndvështrimi epidemiologjik, edhe kjo është e rëndësishme sepse kur një popullatë fillon të ketë një lloj imuniteti nga doza e parë, kjo ndihmon në situatën e përgjithshme.

“Por përsëri, unë them se është një gabim shumë i madh nëse dikush përpiqet ta marrë vetëm një dozë kur me dy, ju pothuajse dyfishoni mbrojtjen,” tha ai.

Komentet e Bourlas vijnë pasi Mbretëria e Bashkuar u bë kombi i parë në botë që filloi vaksinimin e qytetarëve të saj me vaksinën e Pfizer/BioNTech.