Abdulla Mehmeti

Sa goditëse dhe shkatërruese është politika afatgjatë sllave në rajon, ndër të tjera tregon edhe emërtimi i njësive federative të ish Jugosllavisë, kur që në krijimin e saj më 1943, jo pa qëllim të gjitha ish republikat në përbërje të saj i njohu me emra të veçantë, ndërsa njësitë e federatës me shumicë të popullsisë josllave i njohu me emra të përbërë, që të mos i krijojnë edentitetet e tyre shtetërore dhe kombëtare, si: Republika e Serbisë, jo edhe Republika e Bosnjes, por Republika e Bosnjes dhe Hercegovinës; Republika e Maqedonisë, jo edhe Republika e Kosovës, por Krahina e Kosovës dhe Metohisë!

Në anën tjetër, kjo politikë e krijoi në mënyrë artificiale kombin e ri ,,musliman”, në vend të identitetit të tij të natyrshëm si komb boshnjak, i cili në pamundësi të krijimit të gjuhës së tij të re,,artificiale”, si gjuhë ,,muslimane” me të cilën do të identifikohej ky komb atrificial, ka qenë i detyruar ta pronojë si gjuhë të veten zyrtare gjuhën serbokroate (serbe) në vend të gjuhës së tij të natyrshme boshnjake, për t’i asimiluar boshnjakët më lehtë dhe më shpejtë!

Në dy dekadat e fundit para rrënimit të kësaj ish federate të panatyrshme, pushteti i atëhershëm jugosllav, nën ndikimin e politikës serbe, shpiku edhe një edentitet të ri kombëtar, atë ,,jugosllav”, me të cilin janë edenitifikuar edhe shumë shqiptarë gjatë asaj periudhe (shih regjistrimet e popullsisë në ish Jugosllavi), kryesisht familjet e përziera, një pjesë e funksionarëve të pushtetit të atëhershëm dhe disa komunistë të përbetuar me orientim jugosllav.

Edhe sot nuk kanë ndryshuar qëllimet e kësaj politike, në interes të së cilës janë hartuar dhe dhjetëra elaborate, të njohur e të panjohur për opinionin, por tani kanë ndryshuar metodat e veprimit të saj.

Sa jenë të përgatitur politikanët shqiptarë dhe ilitat intelektuale t’i identifikojnë dhe parandalojnë këto plane të rrezikshme për rajononin dhe sidomos për shqiptarët?!

(5 janar 2018)