Është i njohur rivaliteti mes Melania dhe Ivanka Trump në raportet e tyre me Presidentin dhe daljet publike, megjithatë sëfundmi kësaj dysheje i është afruar edhe një e tretë.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e parë të Donaldit, Ivanën, nënën e Ivankës.

“Unë kam numrin e tij , por unë nuk telefonoj shpesh , sepse e di Melania është aty. Unë nuk dua ta bëj xheloze apo diçka të tillë, sepse unë jam gruaja e parë e Trump. Unë jam Zonja e Parë”., – tha ajo duke sjellë menjëherë reagimin e Melanias.

Zëdhënësja e Melanias i ka cilësuar “komente për të tërhequr vëmendjen” fjalët e Ivanës.