Policia e Tetovës gjatë ditës së sotme ka marrë në pyetje kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes Besa, Liridon Useini. Arsyeja e thirrjes në polici për Useinin kanë qenë grafitet e shkruajtura nepër disa qytete të vendit.

Nga Lëvizja Besa thonë se nuk janë të befasuar për presionin që mundohet të bëjë pushteti ndaj aktivistëve dhe funksionarëve të vet. “Në vend që MPB të merret me krimin e funksionarëve të pushtetit, ata merren me qytetarët të cilët shprehin revoltën e tyre kundër qeveritarëve aktual dhe të pushtetit kaluar, ku me publikimin e disa përgjimeve po iu del fytyra e vërtetë”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ndryshe, aksione me grafite kundër BDI-së janë duke u realizuar në disa qytete të vendit, pas publikimeve të përgjimeve për krerët e lartë të BDI-së./TopAlNews/