Forca të mëdha të policisë speciale janë stacionuar edhe përreth fshatrave Sllupçan, Vaksincë dhe Llojan të komunës së Likovës, njoftojnë për Lajm banorë të këtyre fshatrave. Nga policia kanë konfirmuar për Lajm prezencën e madhe të njësiteve speciale në këto fshatra, mirëpo nuk japin detaje se pët çka bëhet fjalë.

” Është e vërtetë se ka polici në teren, por informata plotësuese do të japim më vonë, ose nesër”, deklaroi për Lajm zëdhënësi i MPBsë, Toni Angellov. Më herët Lajm ka informuar se forca të mëdha policore janë vërejtur edhe në hyrje dhe dalje të Haracinës. Lajm ka kontaktuar rreth orës 18 me zëvendësministrin Zemri Qamili, i cili tha se nuk bëhet fjalë për aksion, por për aktivitete të rregullta të policisë./lajmpress