Diaspora për shqiptarët e Maqedonisë, ka dalë sot në mbështetje të protestave të nesërme në Shkup dhe të gjitha protestave që organizohen kundër qeverisë Gruevski. “Si Diasporë shqiptare përkrahim të gjitha protestat kundër regjimit të gruevskit Gjithashtu pas takimit tonë me LSDM-në në lidhje me zgjedhjet e 5 qershorit, përshëndesim edhe pjesmarrjen zyrate të Unitetit dhe Besës në protesta, por jo me formën e primitivizmit demagogjik duke lidhur flamurin kombëtar shqiptar me flamurin shtetëror të Maqedonisë. Ne si diasporë përkrahim edhe protestën e nesërme nga Aleanca Shqiptare”, tha në pres konferencën e sotme, përfaqësuesi i Diasporës shqiptare për Maqedoninë”, Musa Lamallari.