Kosova është një prej vendeve që ka probleme të shumta me rrymat ekstreme fetare. Numri prej 300 personave që u përfshinë në luftës e Sirisë ishte paralajmërimi i parë se vendi ynë po shkon drejt ekstremizmit.

Megjithatë institucionet ndërmorën hapa konkret në parandalimin e ekstremizmit.

Por një nga profesorët e njohur amerikan David Phlips nga Universiteti i Kolumbias duke folur për rolin e edukimit në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm ka thënë se vendi ynë duhet të ketë kujdes nga miqtë e rrejshëm, e që në këtë rast sipas tij është Turqia.

“Një nga arsyet se pse të rinjtë i drejtojnë sytë ka feja është se ata mendojnë se kanë mungesë të mundësive dhe kjo është për shkak të izolimit të Kosovës. Është me rëndësi që SHBA-të janë afër Kosovës dhe Kosova të jetë e integruar në institucionet evropiane. Evropa duhet të bëjë shumë më shumë për Kosovën. Në fund dua të iu japë një paralajmërim për miqtë e rrejshme. Agjenda e Turqisë këtu ka te bëjë me agjenda të cilat janë të partisë së Erdoganit dhe ata kanë për qëllim të qojnë përpara një agjendë të përhapjes së islamit politik. Keni kujdes nga miqtë e rrejshëm” ka deklaruar David Phlips profesor në Universitetin e Kolumbias, raporton “zeri.info”.

Këtë paralajmërim profesori amerikan e ka bërë në një tryezë të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.