Kryetari i shoqatës të të burgosurve shqiptar nga Maqedonia, Shpëtim Pollozhani ka hedhur vrer prej propozimit të liderit opozitar maqedonas Zoran Zaev, i cili synon që 140 mijë votues kryesisht shqiptarë gurbetçarë të futen në kategorinë e votuesve të veçantë e të shënohen me yll.

Ai ka apeluar deri tek anëtarët shqiptar të KSHZ-së, që asesi të mos pranojnë marrëveshje të partive politike, që eventualisht do të paraqiteshin në dëm të interesave të shqiptarëve.

Më poshtë mund të lexoni qëndrimin e tij në mënyrë integrale të bërë në Facebook:

Tezën se te gjithe derat nje turi e kane nuk e luan topi. Kryetari maqedonas i opozites ngul kembe qe 140000 votues qe punojne ne diaspore te futen ne nje kategori te veçante te votuesve duke u shenuar nje yll perskaj emrit . Kjo nuk eshte kurgje tjeter vetem se ata individe te regjistrohen si jorezident dhe te minusohen nga listat zgjedhore. Ky banditizem i vjedhesve te votave te shqiptareve u vertetua ne zgjedhjet e kaluara parlamentare ku shulet e Golloberdos e ,,munden” kandidatin shqiptar ne dobi te atij firomas ne mes te Tiranes. Perfaqesuesit shqiptar ne Komisionin Zgjedhor Qendror nuk duhet te pranojne mareveshjen e partive te atyre qe kane nje turi, me qellim qe te mos humbet asnje vote e shqiptare te diaspores sikurse qe ka ndodhur deri tani. Z. Zaev me asnje gjest nuk ka treguar se ndryshon nga diktatorthi i vogel Gruevski.