Duke filluar nga 11 tetori, deri më 16 tetor të 2018-s do të mbahet Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit të Tetovës. Në të do të marrin pjesë teatro nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Më 11 tetor, ora 19:00, do të shfaqet Teatri i Ferizajt “Adriana Abduallahu”, me shfaqjen “Kur hana del” me autor Ag Apolloni dhe në regji të Ben Apollonit.
Më 12 tetor, ora 19:00 do të prezantohet Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Zoti i Masakrës”, me autor Jasmina Reza dhe në regji të Besfort Idrizit.
Më 13 tetor, ora 19:00 do të shfaqet “Arturo Ui” e regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi e realizuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Më 14 tetor, me fillim prej ora 19:00 do shfaqet “Në det” në autorësi të Sllavomir Mrozhek dhe në regji të Qëndrim Rijanit e Teatrit Shqiptar të Kumanovës.
Më 15 tetor, me fillim prej ora 19, do të prezantohet Teatri Kombëtar Ekpserimental i Tiranës me shfaqjen “Shërbëtorët”, me autor Jean Genet dhe në regji të Kiço Londos.
Më 16 tetor, me fillim prej ora 19:00 do të shfaqet “Vdekja e Dantonit”, me autor Georg Buchner dhe në regji të Dino Mustafiç e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.