Kapiteni i ri i kombëtares Mërgim Mavraj ka folur në konferencë për shtyp në Izrael, para sfidës së nesërme. Mbrojtësi kuqezi u shpreh se humbja ndaj Izraelit i djeg ende, por duhet të luftojnë për të fituar.

Humbja me Izraelin na ka dhembur shumë, jo vetëmhumbja, por mënyra si kemi humb. I gjithë populli ka pritur një rezultat të mirë. Kur ishim 11 me 11 loja ishte e barabartë. 

Në të gjitha ndeshjet kemi pësuar gola prej gabimeve tona, kjo ndodhi edhe me Izraelin. Ka ndryshuar mënyra e lojës, nuk është se vetëmtërhiqemi, por mendojmë edhe të bëjmë lojë. Kjo nuk është e lehtë, sidomos me ekipe më të dobëta se ne. Duhet të përmirësohemi në mbrojtje.

Shiriti nuk është çështje. Ne kemi një mënyrë loje të përbashkët. Gabimet individuale kanë ndikuar. Për të mbrojtur portën duhen 11 lojtarë.

Dëshira ime është që të dalim me faqe të bardhë. Është detyrim t’ia zbardhim fytyrën popullit tonë. Duhet që të rikthejmë atmosferën pozitive dhe kjo është mundësia më e mirë. Ne jemi gati për të fituar. Nuk futemi në fushë për një pikë”