Policia ka bllokuar njërën nga hyrjet e fshatit Haraçinë të Shkupit. Sipas informacioneve jozyrtare prezenca e madhe policore në këtë fshat është për shkak të garave që bëjnë disa qytetarë me vetura të shpejta në rrugën në hyrje të Haraçinës. Priten informacione zyrtare nga MPB.